Doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja në Europë

Doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja në Europë
nga femra.ch
Prishtinë | 28 Qershor 2017 | 21:30

Të nderuar lexues, ju njoftojmë se doli në treg numri më i ri i Revistës suaj Kosovarja në Europë.

Lexojeni intervistën ekskluzive me çiftin shqiptar më të perfolur një boskier shumë i sukseshëm, Haxhi Robin Krasniqi dhe një modele mjaftë e popullarizuar si Heidi Lushtaku, tashmë janë njëra ndër çiftet më të kompletuara, ata dashurin e tyre e kanë korurzuar me fejesë dhe pritet që edhe me një darsëm madheshtore ta kurorzojnë këtë dashuri kaq të madhe. Në këtë intërvistë ekskluzive dhënë revistës sonë “Kosovarja”, çifi na kanë rrëfyer për karrierat e tyre, planet për të ardhmen sa i përketë punës, por jo vetëm kaq ata na kanë rrëfyre edhe për lidhjen e tyre, takimet e para, e shumë gjëra të bukura. Në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”, mund të lexoni, intervista, tema, rrëfime e shumë të tjera.

 

“Kosovarja”: Është Heidi kjo që të ka përmbushur si person?

Haxhi Robin Krasniqi: Sinqerisht po, dhe i falënderohem Zotit që më ka takuar me Heidin, ajo më përmbush mua komplet dhe më mbështet fuqishëm në planet e mija dhe tani natyrisht planet tona të përbashkëta. Tani dëshira jonë është që të krijojmë familje sëbashku dhe ndihem shumë i lumtur që ajo një ditë do të jetë Nëna e Fëmijëve të mi.

 

VIP-at që s’e përballuan ndarjen dhe ngecën tek dashuria e fundit

Ndarja është e vështirë për këdo dhe harresa e njeriut që ke dashur apo edhe nisja e një historie të re kërkon kohë.  Edhe nëse bëhet fjalë për njerëz të famshëm e të bukur, të cilët supozohet se e kanë më të thjesht gjetjen e partnerit/es së radhës. Ama disa prej tyre duket ta kenë shumë të vështirë e me ç’dihet në publik, kanë ngecur tek dashuria e fundit. Më poshtë po ju listojmë disa lidhje të bujshme dashurie që përfunduan në ndarje. Prej atij momenti këta VIP-a janë singëll!

 

Cilat janë gjërat që nuk i keni ditur për gratë e politikanve kosovarë

 

Thonë që pas një burri të suksseshëm qëndron një grua e suksesshme. Ne kemi bërë një përmbledhje për historikun e grave të politikanëve të kosovës, së kush janë ato me çka merren ato.

 

Jeta luksoze e fëmijëve të showbiz-it shqiptar

Trendy global që fëmijët e çifteve të famshëm të marrin vëmendje maksimale aq sa edhe prindërit e tyre ka përfshirë edhe artistët shqiptarë. Fashioniste nuk duhet të jenë vetëm nënat (edhe baballarët shpeshherë), por natyrisht edhe fëmijët e tyre.

 

“Mos më merr, më le të vdes, të lutem”

Tashmë nuk kthen kokën mbrapa. Ajo ka vetëm një qellim, që femrat e dhunuara në Kosovë mos të mbesin të harruara, siç ajo ka mbetur e harruar në kujtesën e secilit. Ngjarja e hidhur e pranverës vitit 1999 në një fshat të Gjakovës atë e ka bërë të është ashtu siç është, më buzëqeshje të pa gëzuar, më lot të tharë dhe me jetën e saj ndryshk të cilën as që kishte dashur ta jetoj pas dhunimit të saj në sytë e nenës. Sh. A nga rrethi i Gjakovës tashmë nuk e di se nga ti filloj tmerrin që asaj ia ka shkatërruar jetën dhe fjalët e serbeve që atë e dhunuan ditën kur vëllai iu kishte vrarë në front.

 

Intervistë me këngëtaren Floriana Imeri

Një zë që synon të kap majat në muzikë

Ndonëse e vogël ka lënë Kosovën dhe ka shtegtuar për në Gjermani me familjen e saj, këngëtarja e ëmbël Floriana Imeri kthehet me një imazh të ri prej këngëtare, duke rrëfyer për “ Kosovaren” shumë gjëra të bukura nga jeta e saj.

 

Pse kanë heq dorë këngëtarët tanë nga pasaportat e Kosovës

“Me pasaportën e Kosovës nuk mund të shkosh as te dajt”, është një nga shprehjet që mund të hasët shpesh tek bisedat mes të rinjve kosovarë, e që në fakt përtej shakas tregon dramën e izolimit të tyre.

 

Duan të duken të bukura me çdo kusht

 

Reperi kosovar Ledri iu ka dhënë një leksion të gjitha kolegeve të tij që janë transformuar falë operacioneve plastike. I ftuar në një emision, teksa komentoi pamjet e vajzave të shoëbizz-it shqiptar, Ledri tha se të paktën duhet të ndryshojnë doktor. “Nuk jam kundra operacioneve plastike kur ato nuk ekzagjerohen, por mund ta ndërrojnë doktorin që mos të duken të gjitha njësoj”, është shprehur këngëtari.

 

Intervistë me Gramoz Berishën, i vetmi mashkull i cili ka mbijetuar nga kjo masakrë

“Kujtimet, dhembjet janë të njëjta, nëna ime nuk ka shkuar më në shtëpinë e paraluftës”

Janë bërë 18 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë. Kanë kaluar 18 vite edhe që nga masakra e bërë në Suharekë. Gramoz Berisha i vetmi mashkull i cili ka mbijetuar nga kjo masakrë, tregon për revistën “Kosovarja” tmerrin që e ka përjetuar atë ditë të masakrës.

 

Magjistarja ju përgjigjet hallexhinjve

 

Po e tradhëtoi burrin tim shumë shpesh, me ndihmo

Pyetje: Jam një femër e moshës 26 vjeçare dhe jetoj në Zvicër. Jam e martuar, kam dy fëmijë dhe burrin e kam shumë të mirë, por unë vetë ndjej që shpesh herë gaboj. Edhe pse nuk dua të bëjë gabime, kam shumë raste që e tradhtoj burrin. Edhe pse nuk mendoj që jam e rrugëve, por në ato momente kur më vjen për të pasur marrdhënie nuk mendoj shumë por çdo mashkull që më afrohet dhe më thotë sa do pak një komplimet unë i jepem me njëherë. Pastaj pendohem dhe mendoj pse veproj si një lavire rrugësh, më vjen keq për burrin e dua shumë, por si t’ia tregoj, ai është njeri i mirë, më do shumë, por ai shpesh herë kur dëshiron të ketë marrëdhënie me mua unë i them nuk kam qejf, jam e lodhur, apo gjej ndonjë arsye që të mos flej me të. Të lutem, a ka ndonjë shpëtim për këtë jetë mizore që unë po e përjetoj, nuk e di si ta ndaloj veten, përsëri e bëj pastaj qaj në vete. Edhe pse nuk jam e afruar me burrin pse e dua shumë, por si tregoj as me vepra as me dashuri. Të lutem e nderuar a mund të më jepni një këshillë, të më tregosh si të shpëtoj nga këto veprimet që bëj, se nuk dua të jem e tillë. Pres përgjigje me padurim.

 

Përgjigje: Vajza e nënës me këto veprime që ti bën, këto vijnë pasi që ti mendon se burri të do, por e vërteta është që një mashkull që të do edhe pse ti si femër mund të jesh e ftohur, ai përsëri duhet të të afroj ty. Burri yt kënaqet me pak…

Këto rrëfime, rubrikën  “Faqja e zezë”, horoskop, receta gatimi, lajme bombastike e shumë e shumë materiale të tjera mund t`i lexoni në numrin më të ri të Revistës Kosovarja në Europë.

Komentet

Komente (0) | Kthehu
*
*
*
Shpërndaje
Sondazh

Cila nga këto këngë mendoni se duhet të zgjedhet hiti i muajit JANAR 2017?

  • Meda - Moj esnafe
  • Sinan Vllasaliu - Ma le kile
  • Gili - Kalle Kalle
  • Lori - Ai djali
  • Shkurte Gashi ft. Flori Mumajesi - Tu Luta
  • Ermal Fejzullahu - Pa Mu
  • Majk - Fund
P9 - 220 x 90