Remi: Si ka ndryshuar muzika e viteve të arta, pse vendosa të kthehem në Kosovë

Remi: Si ka ndryshuar muzika e viteve të arta, pse vendosa të kthehem në Kosovë
nga femra.ch
Prishtinë | 21 Janar 2017 | 14:49

Hitet e tij janë nga të pavdekshmet, sigurisht që gjeneratat e reja ndoshta edhe mund të kenë haruar atë mirëpo me të dëgjuar këngët i'u rikujtohet ai vokali i mrekullueshëm i Remit. Ka vendosur të kthehet në Kosovë për të lumturuar fëmijët e tij, ka realizuar disa këngë të reja dhe jeton në Prishtinë. Cilët janë planet e tij, si ka evoluar muzika sipas Remit, këto e shumë gjëra të reja mund të zbulojmë bashkë në këtë intervistë me të. 

Ke shumë kohë në skenën muzikore, si e sheh evoluimin e saj deri më tani? Para luftës së Kosovës dhe më herët ka qenë shumë më vështirë me hy në muzikë e të bëhesh këngëtarë e muzicient për shkak se kanë ekzistuar komisione të cilat kanë vlerësuar dhe vendosur a mund të vazhdojsh për incizim të ndonjë kënge në radio apo tv, në kohën e produksioneve të 90, gjitha produksionet kanë bërë përzgjedhjen me kujdes të albumeve dhe këngëtarëve dhe nuk kanë lejua editimin e gjithckaje, me një fjalë kanë ekzistuar disa filtra për këngën e bukur shqipe, pas lufte ata filtra nuk ekzistojnë në shumicën e rasteve dhe publikohet e botohet gjithcka ashtu që i mbetet veshit të dëgjuesit apo syrit të vendos cka pëlqen e cka jo, në anën tjetër në disa zhanre si r&b, rap apo club music kemi përparuar shumë mirë dhe bëhet një kualitet i lartë.

Ke pasur raste kur ke vendosur shkëputje dhe mos rikthim në muzikë? Asnjëherë në jetë, përkundrazi kam bërë këngë të reja pandërprerë, mirëpo mosprezenca në Kosovë ka bërë që në tregun si e kemi tani me humb kontrolli i distribuimit të muzikës sime apo transmetimi i klipeve ashtu që ka rajone që kanë pasur kontakte me muzikën time dhe e kanë blerë por diku edhe jo, kështu që është krijuar një opinion se jam shkëputur nga muzika.

Ku është tash Remi, cfarë bën e me cfarë po meret? Për momentin kam blerë banesë në Prishtinë dhe jetoj e punoj për këngën time dhe jam në tranzicion që të sjell dhe familjen prapa që fëmijët të kryejnë shkollën në gjuhën shqipe dhe të riten në Kosovë, e në Amerikë kam shtëpi që nëse në të ardhmen duan të shkojnë e studiojnë atje.

A mendon se ka kaluar koha e hiteve të arta, dikur kur gjenerata juaj këndonte këngë të paharruara? E vërtetë që tash ka hite vërtetë më pak dhe më rrallë, mendoj se arsyeja është që tash punohen shumë këngë për një kohë të shkurtë dhe me të njejtët njerëz sidomos në kohën e programeve të Vitit të Ri e kështu kualiteti bie, kurse vite më parë kemi punuar me muaj në realizimin e një kënge.

Me cfarë projekte do prezantohesh këtë vit dhe cilat janë surprizat që je dukë pregaditur? Kam bërë 6 këngë të reja ndër të cilat dhe një duet me një talent që quhet Fidaim Aliu, me dy nga këto 6 jam prezantuar në programet festive dhe titullohen "Dëshprimi dhe Bombon", kurse tjerat janë akoma në fazën e finalizimit, nga këto të gjitha do vendosi se cilat do i kurorëzojë me klip, por do shohim kur të përfundohen gjitha pas dëgjimit të tyre do mar vendim.

Ke jetuar një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ka qenë jeta atje dhe na bën pak dallimin mes Kosovës? Në Amerikë dhe shtetet e zhvilluara të perendimit për të jtuar është vetëm fakti që paguhesh dhe vlerësohesh dhe paga të vjen në kohë e pa vonesë kurse për gjithë të tjerat s'ka më mirë të jetosh në vendlindje.

Pse ke vendosur të kthehesh në vendlindje? Thjeshtë kam vërtetuar që unë shpirtërisht jam i lidhur me vendlindjen, me familjen dhe muzikën, vendimi përfundimtarë kam marë verën e kaluar kur i kisha fëmijët Dionin dhe Ronën në pushime verore në Kosovë dhe kur i kam parë sa të lumtur janë kur kanë liri dhe luajnë me fëmijët tjerë para shtëpisë dhe kur më del gjumi nga zëri i fëmijëve, kam menduar se ju vjedh shancën e lumturisë që të rriten pranë të afërmve të tyre, ndërkohë që kam arritur të ndihmoj familjen time të tejkalojë humbjet e luftës, kështu që nuk kam arsye më tepër të rri në gurbet, kishte kohë që nuk e kam ndjerë veten kaq të kënaqur.

Këndon shumë edhe në dasma e ahengje familjare, cfarë muzike kërkojnë shqiptarët dhe a ke pasur raste kur ke refuzuar ndonjë aheng për x arsye? Nëpër dasmat tona gjithnjë është ruajtur një traditë pak a shumë dhe këndohet shqip, në dasma këndoj që kur kam qen 3 ditësh (qesh) nga viti 1980 dhe kurrë nuk kam pasur as problemin më të vogël në tërë këtë eksperiencë dhe gjithmonë janë ndarë të stërkënaqur si mysafirët edhe dasmorët se kam kot emrin Sevdalit (qesh) e mua nuk më ka rënë rasti të refuzoj ndonjë aheng.

Sa ka ndryshuar Remi ndër këto vite, a je i kënaqur me jetën? Mendoj se përpos një bagazhi të përvojës dhe viteve që kam në supe dhe pesha herë më pak e herë më shumë, jam ai i njejti që kam qenë, atë e dinë shumë miq dhe shumë bashkëpunëtorë të vjetër si dhe familjarë të ngushtë.

Komentet

Komente (0) | Kthehu
*
*
*
Shpërndaje
Sondazh

Cila nga këto këngë mendoni se duhet të zgjedhet hiti i muajit JANAR 2017?

  • Meda - Moj esnafe
  • Sinan Vllasaliu - Ma le kile
  • Gili - Kalle Kalle
  • Lori - Ai djali
  • Shkurte Gashi ft. Flori Mumajesi - Tu Luta
  • Ermal Fejzullahu - Pa Mu
  • Majk - Fund
P9 - 220 x 90