Isak Karaxha zëri që jehon nga gurbeti

Isak Karaxha zëri që jehon nga gurbeti
nga femra.ch
Prishtinë | 05 Janar 2017 | 20:18

Isak Karaxha këndon që nga vitet 90-të. Ai është këngëtar i mirëfilltë, që këngës i falë shumë emocion. Ndonëse thotë se muzika nuk është profesioni i tij, ai e këndon me shumë zemër dhe tejet profesionalisht. Nuk është nga ata këngëtar që e duan qendren e vëmendjes, por nuk le pa sjellë projekte të reja. Jeton largë Kosovës, andaj në një nga këngët e fundit i ka kënduar gurbetqarëve në këngën "Gurbeti". Mall, dhembje, dashuri në një këngë, të interpretuar nga Isak Karaxha. Kush është Isaku? Si nisi rruga e tij në muzikë dhe çfarë bënë në jetën e përditshme? Ju njohim me të...

Kush është Isak Karaxha? Isak Karaxha është nga komuna e Malishevës, që në moshën e fëmijërisë kam filluar me i ra qiftelisë. Për shkak të kushteve të rënda mora rrugën e mërgimit, erdha si azilant në Zvicër.

Si nisi rruga jote në muzikë? Rruga ime në muzikë nisi që në moshë të re, si instrumentalist i zhanrit folklorik.

E kujton këngën e parë? Ti në fakt ke bërë dhe një pauzë. Pse? Pas 10 viteve pauzë kënga ime e parë është ''Unë ty të kujtoj'' në duet me aktorin dhe regjisorin Adem Kicaj, teksti i punuar nga ai në studion e folklorit burimor "Mërgata shqiptare" me producent Isuf Rashiti.

Thua që muzika është vetëm hobi, pse jo edhe profesion? Muzika për mua është hobi sepse kam profesionin e vozitësit të Trollybus në qytetin e ëinterthur, kurse muzika është hobi se nuk jetoj prej saj.

Cilat janë këngët tua të fundit? Këngët e mia janë "Mbretëreshë Teuta", "Martesë pa dashuri", akoma e papublikuar me tekst nga Adem Kicaj.

I ke kënduar dhe gurbetit në këngën ''Gurbeti'', kush e ka bërë këtë këngë? Këngën e "Gurbetit" e kam kënduar me emocione, pasi jam edhe vetë gurbetqar. Muzikën e ka punuar Astrit Halimi, tekstin Artan Ferati, ndërkaq klipin Gojart Fetahu.

Cila është jeta jote private? Jetën time private ia kushtoj familjes, kam hobi notin vallëzimin dhe muzikën.

Për fund ndonjë gjë që ka mbetur pa thënë...? T'i kthehemi muzikës së mirëfilltë shqiptare.

https://youtu.be/-VtBTrV_ZAw

Komentet

Komente (0) | Kthehu
*
*
*
Shpërndaje
Sondazh

Cila nga këto këngë mendoni se duhet të zgjedhet hiti i muajit JANAR 2017?

  • Meda - Moj esnafe
  • Sinan Vllasaliu - Ma le kile
  • Gili - Kalle Kalle
  • Lori - Ai djali
  • Shkurte Gashi ft. Flori Mumajesi - Tu Luta
  • Ermal Fejzullahu - Pa Mu
  • Majk - Fund
P9 - 220 x 90